Kampionati francez Montpelier shpeton nga humbja

Dy gola në dy minutat e fundit të takimit kanë shpëtuar Montrepellier nga humbja në javën e nëntë të kampionatit francez, por gjithsesi skuadra e drejtuar nga Rene Girard ka shpërdoruar një tjetër mundësi për të marrë kryesimin e Ligës1, pas barazimit 2-2 në fushën e Bordo.
Në një ndeshje të cmendur ku nuk kanë munguar edhe kartonat e kuq, vendasit do të mbyllnin pjesën e parë në avantazh me golin e Diabate në minutën e 18-të të takimit, por më pas do t’i vështirësonin punënj vetes, pasi Planus do të dilte nga fusha me karton të kuq.
Megjithëase me një lojtar më pak Bordo do të dyfishonte rezultatin me Ciani dhe do t’i shkonte shumë pranë fitores në këtë sfidë. Por kur mbeteshin vetëm dy minuta lojë, sfida do të bëhej me të vërtetë dramatike. Montpellier do të ngushotnte shifrat me Belhanda nga pika e penalltisë, ndërsa kur vendasit prisnin vetëm të festonin Hilton do të dërgonte topin në rrjetë duke vulosur barazimin në këtë ndeshje.
Pas këtij barazimi në fushën e Bordo, Motpellier është ngjitur në kuotën e 17 pikëve, por didferenca me rivalët e tjerë mund të thellohet më tej. Në ndeshjen tjetër të kampionatit francez, Sosho mundi 2-0 Toulouse, duke mos i lejuar kësaj të fundit të merrte krysimin e Ligës 1.
Nertan Prifti