E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP triumfon Pedrosa me cmimin e madh

Daniel Pedroza ka triumfuar në Cmimin e Madh të Japonisë, duke sjëllë skenarë të rinj kur mbeten edhe tre gara deri në fund të Botërorit 2011 të MotoGP. Piloti spanjoll i Honda përfitoi falë edhe garës spektakolare që u zhvillua në cirkuitin Montegi. Pedroza la pas kampionin e botës në fuqi Jorge Lorenzo, i cili e kaloi finishin me më shumë se shtatë sekonda se patrioti i tij, por me vendin e dytë në Japoni arritib të ngushojë në vetëm 40 pikë diferencën me kryesuesin e renditjes Casey Stoner.

Australiani, i cili dominoi cirkuitin në priovat zyrtare e mbylli garën në vendin e tretë, megjithsëse u penalizua me gyrjen e detyruar në bokse dhe në xhiron e shtatë doli jashtë pistës. Gjithsesi, australiani arriti të mbajë të ndezur motorin e tij dhe hyri në garë, duke siguruar një vend në podin e fituesëve në Montegi.

Por vendi i tretë ka shtyrë festën e tij për fitimin e titullit kampion. Stoner kishte parashikuar të festonte në garën e ardhshme që do të zhvillohet në shtëpinë e tij në “Phillip Island”, por kjo do të jetë e vështirë, pasi Lorenzo i mjafton vendi i dytë ose i tretë për t’i prishur festën e titullit rivalit të tij. Gjithses, kur mbeten edhe tre gara deri në fund, Stoner ka vendosur një dorë te titulli kampion që i mungon që nga viti 2007. Në Botërorin e Moto 2, gara e Japonisë u fitoa nga piloti italian Andrea Iannone, ndërsa në klasin 125 cc triumfi ishte i gjithi për pilotin e Aprilia, Nico Terol.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›