E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditen bursat. SHBA nis operacioni Tuist

Bursat zgjohen në rënie, vetëm pak orë pas vlerësimit për gjendjen e ekonomisë amerikane nga Rezerva Federale që paralajmëroi shtimin e masave kufizuese për të nxitur rritjen ekonomike. FED theksoi  foli për "rreziqe të konsiderueshme “ lidhur me dobësitë e programit të bonove të thesarit, të cilat duhet të mbanin norma të ulëta interesi për një periudhë afatgjatë”.

Kjo politikë ekonomike, e para e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të viteve ’60, nuk kërkon shtim të dollarëve në qarkullim. Veprimi i FED pason analizën e zymtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përsa i përket rritjes ekonomike në SHBA, Evropë dhe Japoni.

Tregjet kryesore shënuan rënie herët në mëngjes me titujt  e FTSE–  britanike 3,65% dhe indeksin francez CAC-40  4,32%. Në mbyllje të bursës amerikane, Dow Jones ra me  2,5%. Pas një takimi dy-ditor, Thesari Amerikan  bëri të ditur se "treguesit e fundit flasin për dobësi të vazhdueshme në kushtet e përgjithshme të tregut të punës, ku shkalla e papunësisë mbetet tejet e lartë.

"Ka rreziqe të theksuara në paraqitjen ekonomike, përfshirë këtu  edhe tensionet në tregjet globale financiare", vlerësuan ekspertët e Rezervës Federale Amerikane që paraqitën dhe një plan stimulues  për ekonominë të mbiquajtur “Operacioni Tuist”.

Në bazë të këtij plani do të dalin në shitje bono afatshkurtra  me vlerë rreth $ 400 miliardë me qëllim  blerjen e bonove afatrgjata të borxhit. Blerja e bonove, pritet të sjellë rritje të cmimeve dhe ulje të normës bazë të interesit. Në planin afatgjatë normat e interesit do të mbeten të ulta  duke  lejuar  rritjen e  dhenies së kredive për  banesa e objekte por dhe për bizneset.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›