E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA akordon 100 mijë euro për arbitrat shqiptarë

Tiranë - Organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, pritet që së shpejti të akordojë një fond prej 100 mijë eurosh për llogari të gjyqtarëve shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga shefi i arbitrave në FSHF, Plarent Kotherja, i cili sqaron se ky fond u mundësua falë anëtarësimit të Shqipërisë në Konventën e UEFA-s. Sipas Kotheres, “UEFA pritet të akordojë një fond prej 100 mijë eurosh që do të shërbejë më shumë për trajnimin e arbitrave dhe përsosjen e bazës materiale të tyre", citojnë mediat e Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›