E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anorthosis vajton mungesen e Beqajt

Nga te gjitha ndeshjet e Liges se Kampioneve,vemendja eshte perqendruar ne Grupin B, ku pritet te mesohet se cilet ekipe do te kalojne ne turin tjeter te Liges se Kampioneve. Ne kete grup, deri tani udheheqin Inter dhe Anorthosis Famagusta. Tek keta te fundit luan prej dy sezoneve portieri i ekipit tone kombetar Arjan Beqaj. Sot dhe neser do te luhen ndeshjet e parafundit te grupeve, ne Ligen e Kampioneve. Disa nga ekipet me buxhet te madh, qe luajne ne kampionate te rendesishme te Evropes, rrezikojne te mbeten jashte, prandaj per te siguruar nje vend mes me te mireve, ne kompeticionin prestigjioz te UEFA-s duhet patjeter te fitojne ndeshjet e radhes. Interi pret Panathinaikosin te merkuren dhe do te kaloje ne fazen tjeter nese fiton ose barazon ndaj ekipit te cilin e mundi ne muajin shtator, 2-0 brenda ne Athine. Interi, ekipi qe ndodhet ne krye te Seria A, e ka te larte moralin pas fitores se rendesishme qe siguroi ndaj Juventusit, ne fundjave, 1-0. Me te njejtin rezultat zikalterit fituan edhe ne ndeshjen e fundit te Liges se Kampioneve, ndaj Anorthosit te Qipros, ekip ku luan portieri i perfaqesueses sone, Arjan Beqaj. Ne kampionatin qipriot, Anorthosis barazoi 3-3 dhe mund te kishte fituar, gjithsesi ata mbeten pa u thyer ne tete ndeshje evropiane. Anorthosis do te prese ne shtepi ekipin e Verder Bremenit, me te cilin ka barazuar ne Gjermani, ne ndeshjen e pare te Liges se Kampioneve. Ne fushen e vet, Anorthosis do te mjaftohet me nje fitore tjeter, per te zene nje vend mes 16 ekipeve me te mira te Liges se Kampioneve. Kampionet qipriote do te luajne pa portierin e pare, Arian Beqaj. Portieri i ekipit kombetar te Shqiperise eshte demtuar ne Milano, gjate ndeshjes se shkuar, e vlefshme per "Champsions", ndaj Interit. Portieri i dyte, Zola Nagy pritet te debutoje ne nje ndeshje te Liges se Kampioneve, per Anorthosis. Grupi C eshte i zgjidhur mes Barcelone dhe Sporting Lisbones, nderkohe Juventusi me fitoren e arritur ndaj Real Madridit, ne fushen e ketij te fundit, eshte kualifikuar ne Grupin H. Reali duhet te fitoje me Bate Borisov, ose do te kualifikohet nese Zenit Shen Petersburg deshton ne ndeshjen perballe Juventusit. Atletiko e Madridit dhe Liverpuli kane nga tete pike ne krye te Grupit D, dhe mund te ecin me mire, nese fitojne ndeshjet e radhes ne shtepi, perkatesisht ndaj PSV Einthovenit dhe Olimpikut te Marsejes. Situata eshte e lehte edhe ne Grupin F, ku Olimpik Lion dhe Bajern i Mynihut kane nga tete pike. Kampionet e Frances do te kualifikohen me nje barazim ndaj Fiorentines ne shtepi, dhe Bajerni gjithashtu do te mjaftohet me nje rezultat te tille ndaj Staues se Bukureshtit. Kryesuesit e Grupit E, Mancester Junajtid dhe Vilareali, te cilet do te takohen ne Spanje, kane nga tete pike. Nje barazim mes tyre do te ishte i mjaftueshem dhe do t'i kenaqte dyshen e trajnereve respektive. Fitorja 3-1 e Romes ndaj Celsit ne raundin e fundit te ndeshjeve ka lene gjithcka te hapur ne Grupin A. Finalistet e sezonin te kaluar, blute e Londres, do te sigurojne kalimin ne turin tjeter, nese fitojne ndeshjen ne fushe te Bordose. Roma fitoi te shtunen 3-0 ne Lece, por nuk ka pasur nje ecuri te mire ne kampionatin italian. Ekipi i Spaletit do te vizitoje CFR Cluj, i cili me kater pike ka mbetet jashte shanseve per t'u kualifikuar me tej, ne ndeshjet e Liges se Kampioneve. Trajneri Arsen Venger mund te riktheje prestigji, pas humbjeve te fundit ne kampionat, ne rast se fiton ndeshjen e Liges se Kampioneve, me Dinamon e Kievit, ne shtepi. Porto, e vendit te dyte mund te bashkohet me Arsenalin, nese fiton ndeshjen ne Fenerbahce..

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›