Moyes: Rooney na duhet, por kujdes ndaj tij

Trajneri i Manchester United, David Moyes, u shpreh se pavarësisht skuadra ka nevojë për një lojtar si Wayne Rooney, atij i duhet dhënë pak kohë, për shkak të dëmtimit që ka në kokë.
“Rooney vazhdon që të përmirësohet, është në formë të mirë, por ka qepje në pjesën e ballit. Nëse aktivizohet, ai mund të dëmtohet sërish, pasi plaga nuk është mbyllur. Kështu që me atë duhet të tregojmë kujdes”, – tha tekniku skocez, i cili më pas shtoi se Wilfred Zaha nuk do të luajë, pasi ende nuk është gati, pavarësisht se konsiderohet si një nga lojtarët më premtues.
Për sfidën ndaj Crystal Palace kërkoi kujdes, pasi synimi i rivalëve të tyre do të ishte të befasonin kampionët në fuqi.