E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni, fitore në start

Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Raiffeisen Superligë. Bardh e kaltrit ia dolën ta mposhtin Trepçën me rezultat 2:1, në kryendeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri. Pjesa e parë ishte më e zbehtë, me pak raste për shënim. Kurse, ajo e dytë ishte më ritmike dhe u realizuan tri gola.

Mitrovicasit shënuan të parët në minutën e 49-të me anë të qendërmbrojtësit Erdin Hashani, i cili e shfrytëzoi mjaft mirë një rrëmujë të krijuar në zonën e rreptësisë së prishtinasve. Florin Bërbatovci ka qenë hero i kryeqytetasve. Ai ka realizuar dy gola, të parin në minutën e 62-të, duke u barazuar shifrat dhe më pas në atë të 77-të, pasi mori një top të mirë nga Astrit Fazliu.

Në anën tjetër, ‘Xehetarët’ e lëshuan rastin më të mirë të ndeshjes, kur Shpëtim Babaj dështoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të, pasi më parë në zonë ishte rrëzuar Enis Zabërgja. Në fakt, më i suksesshëm se mesfushori i ekipit mitrovicas ishte zëvendësuesi Kushtrim Mushica, që u fut në lojë në vend të Flamur Nezirit.

Portieri prishtinas ishte protagonist edhe disa minuta më vonë, kur e ndali një rast të qindpërqindtë të sulmuesit vushtrrias. Marrë në përgjithësi, Prishtina fitoi me meritë, por edhe Trepça e përforcuar bëri lojë mjaft të mirë.

Drita – Hysi 2:1

Njëjtë si Prishtina, edhe Drita ka bërë rikthim në rezultat, duke fituar ndaj Hysit. Gjilanasit e panë veten në disavantazh qysh në minutën e tretë, kur Labinot Osmani i kaloi bardh e zinjtë në epërsi. Ekipi nga Merdara e pati një rast të pastër me sulmuesin vushtrrias, por ai këtë herë ishte i pasigurt.

Gjilanasit i barazuan shifrat tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Përparim Osmanit, i cili nga afërsia shënoi pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë. Ndërkaq, kur pritej përfundimi i 45 minutëshit të parë, më saktësisht në minutën e dytë shtesë, Ismet Ramushi i kaloi bardh e kaltrit në avantazh pasi mori një top të mirë nga Osmani. Kurse, Osmani i mysafirëve e lëshoi rastin më të mirë të ndeshjes në fund të takimit.

Vëllaznimi – Kosova (V) 0:0

Vëllaznimi dhe Kosova e Vushtrrisë i kanë ndarë pikët, në njërën prej ndeshjeve më monotone të xhiros së parë. Të dyja skuadrat kanë krijuar raste shënimi, por nuk ia dolën t’i mposhtin portat kundërshtare.

Gjakovarët kanë rrezikuar me Ermir Nikoliqin dhe Luigj Buqajn, kurse vushtrriasit tentuan me Alban Mavriqin e Labinot Jetullahun, por pa sukses. Marrë në përgjithësi, rezultati i bardh ishte real i asaj çka treguan ekipet në fushë.

Superliga – Xhiroja e parë

E enjte

Liria – Ferronikeli (17:00)

Tabela ND GD PI

1. Drenica 1 2 3

2. Trepça ’89 1 2 3

3. Prishtina 1 1 3

4. Drita 1 1 3

5. Kosova (V) 1 0 1

6. Vëllaznimi 1 0 1

7. Trepça 1 -1 0

8. Hysi 1 -1 0

9. Besa 1 -2 0

10. Hajvalia 1 -2 0

11. Liria 0 0 0

12. Ferronikeli 0 0 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›