Newcastle insiston për Carrollin

Newcastle insiston ta rikthejë sulmuesin Andy Carroll nga Liverpooli, pas eksperiencës dështuese të tij tek Reds.
Përfaqësuesi anglez ishte transferuar në Anfield Road për 35 milionë funte, por nuk bindi asnjëherë. Prandaj menaxheri i ri, Brendan Rodgers, ka vendosur që ta shesë futbollistin, duke preferuar sulmuesit Luis Suarez e Fabio Borini para tij.
Mirëpo, Magpies nuk janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 12 milionë funte për ta rikthyer atë në fanellën bardh e zi. Ndërkohë, për Carroll interesim ka shprehur edhe West Ham United. E ardhmja e tij do të dihet përfundimisht në 10 ditëshin e fundit të afatit kalimtar veror.