Carvalho, afër QPR-së

E ardhmja e Ricardo Carvalhos do të jetë larg Madridit. Qendërmbrojtësi portugez pritet të largohet shumë shpejt nga Reali.
Trajneri Jose Mourinho nuk llogarit më në shërbimet e ish futbollistit të Chelseas, prandaj veterani i mbrojtjes tashmë i ka bërë valixhet gati.
Sipas mediave spanjolle, ish përfaqësuesi portugez do t’i bashkohet shumë shpejt ekipit anglez Queens Park Rangers në formë huazimi për një sezon.
34 vjeçari nuk ishte pjesë e kontingjentit madrilen në turneun e Amerikës, duke qëndruar në Madrid, ku ushtroi vazhdimisht në pritje të vendimit të klubit.