Kampioni sfidohet në Donetsk

Edhe pse kanë marrë nga katër pikë secili nga dy ndeshjet e para të Grupit E, Shakhtar Donetsk dhe Chelsea do të kërkojnë fitoren në përballja e tyre pa dyshim kryesorja nga xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Duke konsideruar se Juventus do të ketë punë më të lehtë ndaj Nordsjaellandit, gjiganti ukrainas dhe ai londinez do të jenë të vetëdijshëm se fitorja në përballjen e tyre do të ketë rëndësi të madhe në synimet e tyre për kualifikim të mëtutjeshëm.
Të dyja skuadrat janë në formë të shkëlqyeshme dhe pritet duel spektakolar në Donetsk. Shakhtar ka fituar 15 nga 16 duelet e këtij sezoni, kurse Chelsea ka marrë pikë të plota në gjashtë takimet e fundit në të gjitha garat. Nordsjaelland pret Juventusin, që është ende në kërkim të fitores së parë pas dy barazimeve me Chelsean dhe Shakhtarin.
Në Grupin F, Bayern Munich do të synojë këndelljen pas humbjes së befasishme nga BATE Borisov. Gjiganti bavarez do të luajë në udhëtim te Lille. Kurse, BATE pret Valencian. Në Grupin G, Barcelona nuk pritet të ketë probleme përballë Celticut.
Skuadra e Tito Vilanovës fitoi me mjaft mund në fundjave kundër Deportivo La Corunës 5-4, mirëpo do të synojë një fitore më të lehtë ndaj gjigantit skocez dhe kështu nxjerr pikë të plota nga rrethi i parë i dueleve të fazës së grupeve.
Spartak Moska dhe Benfica përballen në orën 18. Manchester Unitet pret Bragën në Old Trafford dhe do të jetë favorit për të nxjerrë pikë të plota përballë skuadrës portugeze. Por, menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, do të jetë i vetëdijshëm se nuk guxon të nënçmojë kundërshtarin, duke marrë mësim nga dueli i kaluar kundër Galatasarayt, që i rrezikoi jo pak në ballafaqimin e xhiros së shkuar. Galatasaray është nikoqir i Clujit në ballafaqimin tjetër të Grupit H.
Grupi E
Nordsjaelland-Juventus 20:45
Shakhtar-Chelsea 20:45
Grupi F
BATE Borisov-Valencia 20:45
Lille-Bayern M 20:45
Grupi G
Spartak M-Benfica 18:00
Barcelona-Celtic 20:45
Grupi H
Galatasaray-Cluj 20:45
Man Utd-Braga 20:45