E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucescu: Jemi më të mirë se Tottenhami

Trajneri i Shahktar Donetsk, Mircea Lucescu, thotë se skuadra e tij është më e mirë se Tottenhami, ndërsa ata përgatiten të përballen me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Fitorja 4-2 e Chelseat ndaj Tottenhamit gjatë të shtunës ishte e shtata nga tetë takimet në ligë, por kjo nuk e frikëson trajnerin e skuadrës ukrainase.

“Ne po ashtu jemi ndryshe nga Tottenhami këto ditë. Besoj se niveli i skuadrës tonë është më i lartë”.

“Kjo është e vërtetë edhe për aftësitë individuale të secilit lojtar edhe për organizimin e lojës. Mendoj se ne e kalojmë Tottenhamin në aspekt të këtyre kualiteteve”, ka thënë Lucescu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›