Kamza e Tomori me pike te plota Apolonia tenis me Bilisht Sport
Edhe pse eshte ende shpejt per tu thene Kamza vazhdon te shfaqet si nje pretendente per tu ngjitur ne futbollin elitar ndersa ne Berat kane bere te pamunduren per ti kthyer Tomorit lavdine e dikurshme. Jo me kot keto dy skuadra kane grumbulluar piket e plota ne dy javet e para te kampionatit te Kategorise se Pare. Kamza mposhti 2-0 ne fushen e saj Luftetarin nje tjeter skuader me mjaft pretendime ne kete sezon fale rrjetave te Kryemadhit dhe Arifajt. Tomori i Memushit nuk eshte mjaftuar vetem me tri piket perballe Pogradecit po gjate 90-minutave te lojes i ka shkaterruar liqenoret me rezultatin 4-1. Caushaj dy here Klodian Arbri dhe Koreshi kane vendosur firmen e tyre ne kete triumf ndersa per miqte Jahaj realizoi golin e nderit.
Fitore po kaq te bujshme ka regjistruar edhe Apolonia e cila ka mposhtur 5-2 Bilisht Sportin. Me gjithe rezultatin e thelle ndeshja nuk ka qene si nje shetitje per bardhjeshilet te cilet ia kane veshtiresuar jeten vetes. Fieraket e drejtuar nga tekniku Gjoka jane gjendur dy here ne disavantazh pas golit te Islamit per miqte rezultati u barazua perkohesisht nga Meto por ne fundin e pjeses se pare Bilishti shenoi perseri me Tikon. Ne fraksionin e dyte te lojes ka nisur edhe spektakli i Metos i cili ka shenuar edhe ne minutat 63 dhe 92 ndersa rrjetat e tjera u realizuan nga Mudresa dhe Majtare. Zhgenjen Beselidhja qe pavaresisht pretendimeve eshte mposhtur 2-0 ne fushen e Gramozit. Burreli ka mposhtur me te njejtin rezultat Terbunin ndersa Mamurrasi ka regjistruar fitoren e pare ne histori ne Kategorine e Pare duke mposhtur 1-0 Aden e Velipojes. E vetmja ndeshje qe eshte mbyllur ne barazim ka qene ajo ndermjet Gramshit dhe Vlores. Java e dyte mbyllet me sfiden e se henes ku Partizani ndeshja e pare ne kete sezon per te kuqte pret ne fushen e tij Lushnjen.