E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite nga jeta e nje modeleje

Pertej shkelqimit luksit dhe fames qe kane modelet dhe supermodelet e botes se modes dhe qe eshte ana e dukshme e ketij profesioni ka nje tjeter realitet. Zakonisht gjate javeve te modes vajzat e reja kane nje axhende shume te ngjeshur qe ndonjehere kalon edhe permasat e normales per shkak te impenjimeve te shumta dhe puneve te medha qe u duhet ti kryejne brenda nje kohe te shkurter. Dhe me e veshtira eshte qe te jesh gjithmone ne forme te mire. Kjo modele eshte 19-vjecarja Markey nga Florida e cila e nisi karrieren kete vit per te fituar para per studimet e saj. Por edhe pse ka nje karriere shume te shkurter vetem prej 6 muajsh ajo ka arritur te shnderrohet ne nje modele shume te kerkuar.

Ne vigjilje te javes se modes se larte ne Nju Jork ajo duhet qe te kryeje shume pune njeherazi. Per shembull duhet te rende neper stiliste per te pare se cila do te jete veshja qe i shkon me shume per shtat. Eumlshte nje proces relativisht i gjate dhe qe ha shume kohe.

Pjesa me e madhe e sfilatave behet ne qender te qyteteve te medha cka do te thote se nje kohe te mire te dites ta ha transporti. E ndersa je duke rrugetuar per ne vendin e provave te duhet qe te kryesh shume pune permes celularit. Por modelja jone nderkohe gjen edhe disa momente te lira per te folur me mamane e saj.

19-vjecarja eshte nje modele me te vertete e mire dhe te jesh modele e mire do te thote ne radhe te pare te dish tu pershtatesh stileve dhe ngjyrave te ndryshme. Pra me pak fjale duhet qe te jesh nje kameleon i vertete. Jo te gjitha e kane kete atesi. Zakonisht njerezit jane te ndare per stile te caktuara dhe te jesh nje modele shumedimensionale eshte nje gje e rralle dhe fort e kerkuar nga agjencite e modes. Te jesh modele do te thote te reklamosh me stil te vecante veshjen pra do te thote qe vec trupit te kesh edhe nje mendje te bukur.

Modelet zgjidhen ne baze te rrezatimit qe ato kane per shembull nese jane seksi mjaftueshem apo nese kane cilesi te tjera ndjellese. Edhe pse modelet jane te gjitha te pajisura me nje bukuri magjepsese jane stilistet dhe artistet e grimit ata qe i bejne te duken edhe me te mrekullueshme dhe te rralla ne pasarela.

Por edhe modelet pavaresisht se jane teper elegante dhe e bazojne punen e tyre ne peshen shume te lehte trupore hane. Zakonisht kjo ndodh ne prapaskenat e pasarelave kur gjejne ndonje moment te lire per te ngrene me shpejtesi ndonje sallate te lehte.

Secila nga veshjet eshte e pasqyruar dhe e organizuar ne menyre te tille qe gjithcka te jete shume e qarte per modelen dhe regjisorin e sfilates. Modelet zakonisht kane nje veshje gjate gjithe shfaqjes por ka edhe raste kur i duhet te ndryshojne dy veshje dhe menyra grimi. Ne kete rast kerkohet nje disipline e madhe.

Pavaresisht momenteve shume te zena me pune edhe modelet kane castet e clodhjes pas skene gjate te cilave mund te bejne ndonje telefonate te pine ndonje kola apo te bejne ndonje bisede.

Kjo eshte renditja e tyre pak caste para daljes ne sfilate. Te gjitha tashme jane bere gati dhe presin shenjen per te ecur para te pranishmeve.

Dhe ja me ne fund skena. Dita e punes se nje modeleje eshte e gjate e lodhshme por sigurisht edhe shperblyese financiarisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›