Afganistan tension dhe vrasje diten e zgjedhjeve
Afganet kane votuar dje per Parlamentin e ri te vendit mes kercenimeve per dhune dhe sulmeve te talebaneve anembane vendit ku jane vrare disa njerez. Rreth 2500 kandidate mes tyre 400 gra kane konkurruar per 249 vendet ne Dhomen e Ulet te Parlamentit nderkohe qe pjesemarrja ne votime ka qene 32 per qind. 68 vende te Parlamentit jane rezervuar per grate.
Rezultatet paraprake te zgjedhjeve nuk pritet qe te dalin deri muajin e ardhshem me rezultatet finale qe pritet te dalin ne fund te muajin tetor pasi cdo ankese apo pakenaqesi e parregullsi te jete zgjidhur. Vezhgues nderkombetare dhe vendas kane ndjekur zgjedhjet e djeshme ne Afganistan. Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se afersisht 300 mije police dhe ushtare te mbeshtetur nga 150 mije forca nderkombetare po mundohen per sigurine ne te gjithe vendin gjate zgjedhjeve. Megjithate situata nuk ka qene shume e qete. Sulmet me raketa dhe bomba ne disa prej afersisht 6 mije qendrave te votimit kane vrare disa njerez dhe kane plagosur shume te tjere. Qindra nga qendrat e votimit mbeten te mbyllura nga problemet e sigurise. Talebanet jane betuar qe te pengojne zgjedhjet dhe u kane bere thirrje votuese qe te qendrojne ne shtepi. Autoritetet afgane thane se shume flete votimi false jane zbuluar ne zona te ndryshme te vendit. Shpresoj qe askush nuk do te frikesohet nga incidentet e sigurise qe mund te ndodhin. Mendoj se njerezit do te dalin ne votime per ti dhene voten kandidatit te tyre te preferuar pa pasur presione. Dhe ne kete menyre te ndihmojne vendin qe te hedhe hapa drejt nje te ardhmeje me te mire per vendin tha Presidenti afgan Hamid Karzai. Ai premtoi se zgjedhjet e sotme do ti sherbenin nje begatie dhe sigurie me te madhe dhe beri thirrje per sfide perballe kercenimeve te ekstremisteve.
Megjithate shume afgane pavaresisht kercenimeve kane hedhur voten ne zgjedhjet parlamentare te cilat po vezhgohen nga afer si nje prove e aftesise se qeverise per te luftuar kunder kryengritesve dhe korrupsionit. Sulmet me raketa goditen qytetet me te medha ne Afganistan. Zgjedhjet presidenciale te vitit te kaluar konsideroheshin si nje mundesi per qeverine per te shenuar perparim drejt nje te ardhmeje me demokratike por u njollosen nga ankesa dhe dyshime per manipulime. Megjithese Karzai doli fitues nga manipulimet gjate zgjedhjeve dhe mungesa e vullnetit nga ana e tij per te pranuar se ekziston korrupsion ka bere qe shume mbeshtetes te tij nderkombetare te vene ne pikepyetje angazhimin e tij ne Afganistan.