E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza me autobusë të rinj

Megjithatë, duket se situata po shkon drejt përmirësimit, ku në këtë linjë janë futur në qarkullim 20 autobusë të rinj urbanë, që bashkia pretendon se janë të standardeve evropiane.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, tha se së shpejti do të zbatohet edhe projekti i linjës ndërurbane, me njësimin e abonesë së Kamzës me ato të Tiranës.

“Është kënaqësi e veçantë të përurosh një standard të ri të shërbimeve ndaj qytetarëve të Kamzës. Ky standard rritet me vendosjen në këtë linjë edhe të 20 autobusëve të rinj me të gjitha kushtet”, tha ai. Sipas kryebashkiakut Mziu, në bashkëpunim edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës po punohet për një standard tjetër të ri, për të pasur disa linja urbane drejt Tiranës nga qendra e qytetit të Kamzës, por edhe nga lagjet e Bathores, të Valiasit e të Laknasit.

“Tashmë jo vetëm është përmirësuar cilësia në transportin urban, por qytetarët e Kamzës do të përfitojnë së shpejti nga kostoja financiare e këtij transporti”,  tha kryebashkiaku Mziu. Kjo, sipas tij, edhe për faktin se tarifa e shërbimit është e njëjtë me tarifën e shërbimit si brenda Tiranës, ndonëse largësia është më e madhe se ajo e linjave të brendshme të qytetit. Kryetari i bashkisë vlerësoi gjithashtu parametrat e këtij shërbimi edhe në aspektin e shpejtësisë së lëvizjes së urbanëve, ku në çdo 3 minuta ka një autobus në stacion. Kjo ka bërë të mundur që qytetarët e Kamzës nuk humbasin aspak kohë për lëvizjen drejt destinacionit të tyre. /Start/

                                                                                             2012-03-19 11:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›