Imami i dorezon medaljen e paqes presidentit kurd te Irakut
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ishte i ftuar i posaçëm për t’i dorëzuar “Medaljen e Paqes”, akorduar nga Fondacioni i Mesdheut, Presidentit të Rajonit Kurd të Irakut, Masoud Barzani. Ceremonia u zhvillua me datë 17 mars në kryeqytetin e këtij Rajoni, Erbil, ku ishin të pranishëm Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, senatori Sergio de Gregorio, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Atlantikut të Veriut, Troels Froling dhe shumë personalitete të tjera të politikës europiane.
Gjatë ceremonisë, Ministri Imami vlerësoi rolin e Presidentit Barzani për paqen dhe stabilitetin në Irak dhe në rajonin e Lindjes së Afërme, si dhe kontributin e tij të veçantë për ndërtimin e një shteti irakian demokratik dhe të stabilizuar.
Ministri Imami ka vlerësuar rolin e zotit Barzani, në stabilitetin e Irakut, dedikimin ndaj popullit iraken, si dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Për Imamin vendosmëria e Barzanit për të promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me etnitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme. Gjatë qëndrimit të tij në Erbil, ministri Imami zhvilloi gjithashtu një seri takimesh me ministra të qeverisë së Rajonit Kurd të Irakut, ku u diskutua për fusha të ndryshme bashkëpunimi midis dy palëve.