Kukës, asnjë gjurmë nga zhdukja e gruas

Bëhet fjalë për 38-vjeçaren nga Kukësi, shtetasen Thëllënxa Rexhmata, e cila u zhduk pa lënë gjurmë, teksa në banesë kishte lënë një thikë të përgjakur dhe një këmishë me njolla gjaku.
Ekspertët hetimorë e rrëzuan pistën e një vrasje të mundshme të saj. “Informacioni se është parë në Tiranë ka bërë që drejt Tiranës të udhëtojnë familjarë të gruas dhe punonjës të grupit të hetimit, por deri tani nuk është vërejtur ndonjë shenjë e saj”, thotë nëndrejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Xhafer Elezi.
Pas gjetjes nga familjaret të 3 milion lekëve në shtëpi, hetimet janë përqendruar në frikën e saj si pasojë e humbjes se këtyre parave, duke qene se ajo ishte edhe shtëpiake. Paratë konsideroheshin te humbura, ndërsa atyre mendohet se gruaja ua ka ndërruar vendin, por e ka harruar. Kjo ka bere qe ajo te trembet për humbjen e parave dhe është larguar nga banesa.
Nëna e 3 fëmijëve u zhduk 4 ditë më parë nga banesa e saj në katin e parë të një pallati të lagjes nr. 5 dhe deri tani nuk ka asnjë gjurme të saj, ndonëse në hetime janë përfshirë edhe ekspertë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit. /S.Ll/Start
2012-03-19 10:24