E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Elbasan pranga autorit

Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit Donald Lamçes, mëngjesin e së dielës në fshatin Bujqez të Elbasanit. Gentian Lleshanaku është identiteti i të prangosurit, i cili sipas policisë dyshohet që ka kryer vrasje për motive hasmërie.
Donald Lamçja me banim në lagjen Emin Matraxhiu në qytetin e Elbasanit u qëllua për vdekje me breshëri automatiku. Dëshmitarët okularë treguan se viktima ka qenë duke festuar në një lokal pranë shkollës 9 vjeçare në fshatin Buqës. Jashtë ambienteve të lokalit ai është konfliktuar me një person, i cili ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të tij. Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›