Rama, leter kryeparlamentares Topalli
Denis Dedej
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh kryetar i Partise Socialiste, permes nje letre derguar kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi mosmiratimin e ligjit te propozuar se fundmit nga Qeveria per Inspektimin e Ndertimit. Kryebashkiaku i kryeqytetit shprehu shqetesimin se ky projektligj prezanton dispozita te cilat vijne ne kundershtim te hapur jo vetem me parimet kushtetuese te sanksionuara ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, po edhe me vendime specifike te Gjykates Kushtetuese, si dhe me raportet e komisioneve te organeve te Keshillit te Evropes. Kjo gje, sipas kreut te bashkise me te madhe ne vend, do te sjelle nje regres te dukshem ne ecurine e reformes se decentralizimit dhe cenon parimin e autonomise vendore. "Referuar projektligjit per "Disa shtesa ne ligjin nr. 9780, date 16.07.2007 per "Inspektimin e Ndertimit", propozuar pra institucionit tuaj me VKM-ne nr.1220, date 11.12.2009, dua t'ju ve ne alarm per antikushtetueshmerine e ketij dokumenti, papajtueshmerine e tij me Karten Evropiane te Autonomise Vendore, si dhe mosperputhjen flagrante me frymen e me permbajtjen e Ligjit Organik te Pushtetit Vendore", shpreh shqetesimin Rama, ne letren e derguar tek kryeparlamentarja Topalli. Duke vijuar me tej, kryebashkiaku i Tiranes, sqaroi se ky projektligj cenon parimet kushtetuese baze mbi te cilat ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore si: autonomia vendore, decentralizimi dhe subsidiariteti. Sipas tij, keto parime jane te sanksionuara ne nenin 13 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese nr. 29, date 21.12.2006, si dhe nenet 3 dhe 4 te Kartes Evropiane te Autonomise Vendore te ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me ligjin nr. 8548, date 11.11.1999. Ne letren derguar kryetares se Kuvendit, kryesocialisti shkruan se sipas interpretimit specifik te Gjykates Kushtetuese thekson se eshte gjykuar dhe eshte percaktuar perfundimisht me pare nga ky organ qe kompetenca e kontrollit mbi territorin eshte kompetence plotesisht vendore. Rama nenvizoi se sipas Kartes Evropiane te Autonomise Vendore, autoritet vendore duhet te kene diapazon te gjere pergjigjesh, te cilat jane te mundshme per t'u realizuar ne nivelin vendor. "Ne kuptimin kushtetues dhe ligjor, parimi i decentralizimit te pushtetit duhet te permbaje, ne thelbin e vet, percaktimin e misionit paresor qe i ngarkohet pushteti vendor ne administrimin e territorit nen juridiksionin e vet, ku perfshihen edhe ceshtjet e planifikimit, menaxhimit urban dhe te kontrollit te territorit", vleresoi kryebashkiaku i Tiranes. Duke vijuar me tej, kreu i Bashkise me te madhe ne vend, thote se duke i dhene Policise Ndertimore kompetenca per te nderhyre pa vendim gjyqesor, ne veprimtarine e autoriteteve vendore ne fushen e veprave te ndertimit dhe te planifikimit urban, dispozitat ligjore te siperpermendura tejkalojne standardet kushtetuese dhe normat nderkombetare. Rama vlereson gjithashtu se pervec konfliktit te kompetencave midis pushtetit qendror dhe vendor, tashme i gjykuar kushtetutshmerish ne favor te pushtetit vendor, pasojat e zbatimit te ketij projektligji (ne rast se miratohet), te papajtueshem me Kushtetuten dhe me parimet e nje shteti demokratik, rrezikojne t'i ndjejne shtetasit shqiptar. Ne fund te letres derguar Topallit, kryetari i Bashkise se Tiranes kerkon qe Kuvendi i Shqiperise te mos e miratoje kete projekt qe bie ne kundershtim me Kushtetuten dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.