Kamze, Policia Bashkiake dhunon aktivistet e G99
Cadra e levizjes G-99 e vendosur ne nje prej lulishteve ne zonen e Kamzes, eshte dhunuar nga Policia Bashkiake. "Personat e veshur me uniforma te Policise Bashkiake shkaterruan vendqendrimin e G99, duke i hedhur te gjitha materialet ne rruge dhe duke i
detyruar me dhune aktivistet e G99, qe te largoheshin nga Kamza" ka pohuar Kristi Pinderi, zedhenes i levizjes G99. Sipas ketij te fundit ngjarja ka ndodhur gjate mesdites, pikerisht ne oren 14.30 kur te pakten 5 police te Policise Bashkiake te Kamzes u afruan duke bertitur dhe duke larguar aktivistet e rinj. Keta te fundit i jane drejtuar Policise se Shtetit ku edhe kane bere kallezimin penal, per sa i perket incidentit te ndodhur. Por, Policia e Shtetit me ane te nje njoftimi per shtyp, ka njoftuar se ne kete debat konfliktual nuk jane perfshire punonjes te kesaj policie. "Strukturat e Policise se Tiranes dhe me konkretisht Komisariati i Policise nr. 5 Tirane, kane mberritur menjehere pas ketij incidenti te ndodhur. Jane shoqeruar per sqarime te metejshme, juristin e Policise Bashkiake si dhe perfaqesues se levizjes se G99, te cilet aktualisht po iu merren deklarime ne lidhje me incidentin e ndodhur permes tyre", thuhet ne njoftimin per shtyp te Policise se Shtetit. Nga ana tjeter levizja G99 kerkon qe kjo ngjarje te zbardhet dhe te merren masat e duhura, pasi e cilesojne te papranueshme, ne prag te nje fushate elektorale.