E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit, "kambiste" me shkolle te mesme

"Guida Turistike" do te jete lenda me e re qe do te futet ne gjimnaz. Ajo do te jete lende si te gjithe te tjerat, madje do te vleresohet njesoj me note, packa se ne dukje mund te cilesohet si lende argetimi. "Guida Turistike" mund te cilesohet padyshim si risia qe do te sjelle kurrikula e arsimit te mesem, ne vitin e ri shkollor. Lenda qe do te ndahet ne dy pjese, ne ate teorike dhe praktike, do te aplikohet fillimisht ne vitin e pare ne te gjitha shkollat e mesme dhe do te beje pjese ne lendet me zgjedhje te lire, ne varesi te deshires se vete nxenesve. Gjate programit lendor, nxenesit do te kthehen ne kambiste dhe do te mesojne te kryejne veprime matematikore ne funksion te llogaritjes se kurseve te kembimit, ose te konvertimit te monedhave te huaja ne monedhen vendase. Nxenesit do te mesojne po keshtu te perdorin kuptimin e termave dhe te koncepteve gjuhesor si: turizem, guide turistike, destinacion turistik, promovim, tipologji, motivim per te udhetuar, menaxhim etj. Ata do te mesojne te perdorin elemente te te shprehurit, ne menyre figurative te sakte dhe bindese; te perdorin forma te ndryshme komunikimi ne situata te ndryshme; te shprehin opinione, te arsyetojne, diskutojne, argumentojne dhe te bejne debat ne lidhje me tematika qe lidhen me historine, letersine, fene, politiken, artin, menyren e jeteses etj. Ne program nxenesit do te mesohen te degjojne me vemendje, te reagojne me takt dhe te kontrollojne emocionet gjate prezantimit te guides, nje sere elementesh keto qe do ta aftesojne ate, per te qene njohes i vlefshem i turizmit.

Gjuha e huaj

Nje vlere e rendesishme, qe do rrise performancen e nxenesit do te jete edhe aftesimi teknologjik si edhe pervetesimi i termave turistike ne gjuhe te huaj. Ne oret teorike nxenesi do te mesoje krahas programeve te ndryshme per punet e pavarura dhe prezantimet e ndryshme (si word, excel, power point, etj)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›