E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kerkimi" prangos pese te Dyshuar, per vjedhje e mashtrim

Korce- Pese persona te dyshuar si autore vjedhjesh dhe mashtrimesh, kane rene ne prangat e Policise se Korces, gjate dites se djeshme. Ka qene operacioni i koduar "Kerkimi" qe ka cuar ne pranga te dyshuarit. Burime zyrtare bene me dije se u ndalua oret e para te mengjesit 23-vjecari Kristo Boro, banues ne fshatin Rembec, i shpallur ne kerkim pasi ka vjedhur nje dyqan ushqimor. Gjithashtu eshte arrestuar Sandri Maliqllari, 25 vjec dhe banues ne fshatin Sheqeras te Korces, pasi eshte denuar me 5 muaj burg per vjedhje ne bashkepunim. Ne liste jane dhe Markel Rakipllari, nga fshati Sovjan, dhe Artan Nazifi, te dy te arrestuar per vjedhje te kryera ne periudha te ndryshme, por te dokumentuara vetem nje dite me pare nga Policia e Korces. Ndersa 36-vjecari Aurel Kocibelli, ka preferuar te beje 30 dite burg dhe te mos e paguaj gjoben prej 150 mije lekesh te vendosur nga gjykata, per vepren penale te mashtrimit. Gjate operacionit te koduar "Kerkimi", policia tha se te dyshuarit nuk kane bere asnje lloj rezistence.

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›