E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen arme e granata, prangoset 72-vjecari

Peshkopi- Policia e Peshkopise zbulon shtepine me arsenal armesh e municioni. Ne pranga bie nje i moshuar 72-vjecar, ndersa telefonata anonime ndihmoi efektivet te sekuestronin armatimin. Burime zyrtare bene me dije dje, se u ndalua Xhelal Farruku, banues ne Muhur te Peshkopise. Nje prej armeve, ka qene nje pushke italiane qe i moshuari e mbante te fshehur qe prej vitit 1947. Mesohet se fisheket, granatat dhe armet u gjeten te futura neper muret e shtepise se vjeter. Policia tha se ne perfundim arriti te sekuestronte nje pushke, nje pistolete tip "TT", 770 fisheke qe i perkisnin pushkes italiane, 6 granata si dhe kater fisheke cifteje. Policia ka arrestuar Muharrem Farrukun, ndersa ka derguar ne laboratorin kriminalistik pushken italiane, e cila do t'i nenshtrohet ekspertizes, per te pare nese me armen eshte kryer ndonje krim. Ndersa 72-vjecari momentalisht akuzohet per vepren penale te "mbajtjes se municionit luftarak dhe armeve pa leje".

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›