Kamzë, anëtarët përzënë zv.kryetarin e KZAZ
KAMZË- Komisioni i qendrës së votimit 15/95 i lagjes nr.4 në Bathore ka përzënë nënkryetarin e KZAZ-së së Kamzës, Altin Xhixha në kohën që ai ka hyrë për të parë se si po shkonte procesi i votimit. "Na ofendoi pasi thirri të mbyllet qendra e votimit", tha kryetari i këtij mosioni.
Kjo deklarate mohohet nga Xhixha, i cili pohon se sapo ka hyrë në objekt i pajisur me mjetin e idenifikimit, ai jo vetëm që është nxjerrë jashtë por edhe është kërcënuar. Kërcënimi i dytë ndaj tij ky, pasi një natë më parë Xhixha u kërcënua nga një punonjës i policisë së burgjeve, ende i paidentifikuar.
Ndërkohë kandidati socialist Sul Cara, akuzon kryetarin e Bashkisë së Kamzës se po përdor administratën për të bërë presion tek votuesit. "Ky presion po behet nga punonjesit e bashkise. Per keto kater qendra do komunikojme me perfaqesuesit e KZAZ-se dhe mund te terheqim edhe komisioneret tane", shprehet Cara.