Subashi dënon vendimin e KQZ për ndalimin e mjeteve filmime në qendra votimi

Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi ka cilësuar si të padrejtë vendimin e marrë nga KQZ, sipas të cilit shpallet e dënueshme futja e materialeve të tjera nëpër qebja votimi, përveç atyre të miratuara më parë nga KQZ. Vendimi mori shkas pas kapje së disa komisionerëve apo përfaqësuesve të PS me stilolapsa me kamer, numratorë, kamera të fshehta etj, të cilat sipas tyre po përdoreshin për të ruajtur votën.
Por vendimi i KQZ është dënuar ashpër nga Subashi. Partitë politike kishin të drejtat ligjore për tu ankuar për parregullshmërinë KQZ lidhur me shkeljet që konstatohen i shqyrton këto çështje vetëm mbi bazën e ankimimeve që depozitohen, në këtë kontekst veç argumenteve ligjore për të thënë se ky akt bie në kundërshtim të hapur me ligjin. Pozicioni im nuk do të thotë llojin e vendimit që nxjerr komisioni është një ndërhyrje e hapur që i bëhet strukturave në kundërshtim me ligjin zgjedhor, është shprehur Subashi, sipas së cilës, ky vendim është paragjykim i çështjes në shqyrtimin që KQZ duhet të bëjë në momentin e duhur për të përcaktuar me ligj. Sipas saj, akti është paraqitur si një vendimmarrje e veçantë, ndërkohë që kërkon vendimmarrje të cilësuar. Ky akt ndryshon në një ankim në kolegjin zgjedhor dhe forcat politike që janë të interesuara për aktin mund ta dërgojnë në KQZ. Ai duhet zbatuar vetëm sot, ai zbatohet dhe nuk mund të ankohet dhe kjo është ajo për të cilën unë kërkova që KQZ të ishte korrekt në sistemin e aktit në vlerësimin në formë e përmbajtje që përbën një akt që kërkon domosdoshmërisht 5 veta, ka thënë Subashi, duke denoncuar më tej edhe sherrin ndërmjet saj dhe Njazi Kosovrastit, të cilin ajo e ka cilësuar si një ndërhyrje arrogante dhe sipas saj me etikë të munguar nga ana e Kosovrastit. Nuk është hera e parë në një mbledhje publike ku ishin të pranishme dhe mediat, ai bëri që unë të kisha një reagim që sinqerisht nuk e dëshiroj, është shprehur Subashi.