E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, procesi i votimit vazhdon i qetë, pjesëmarrja 32%

32% e votuesve kanë hedhur votën e tyre deri në orën 14:00 në qarkun e Sarandës. Mësohet se përvec disa problemeve të vogla gjatë fillimit të procesit të votimit, situata paraqitet e qetë dhe votimi po ecën normalisht.SARANDË- Procesi i votimit në qarkun e Sarandës dhe Delvinës paraqitet i qetë dhe pa probleme serioze ndërkohë që pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 ka qënë në masën 32%.

Bëhet e ditur se në disa qendra votimi në Sarandë janë konstatuar disa probleme në momentet e para të nisjes së procesit, ku ka munguar tamponi i bojës së vulës. Problem i cili është zgjidhur disa minuta më vonë.
Në gjykatën e Sarandës, e cila ka qenë në shërbim të procesit zgjedhor, janë paraqitur 20 kërkesa për t’u shtuar në listat e zgjedhësve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›