E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Xhufi: Fenomeni i votimit familjar shqetësues

Përmes një konferencë për shtyp, zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e “fenomenit të votimit familjar” në disa qarqe të vendit. Xhufi theksoi se LSI i është drejtuar OSBE-së për këtë cështje.TIRANË- Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi shprehu shqetësimin e tij për fenomenin e votimit familjar.

Përmes një konferencë për shtyp, Xhufi u shpreh se, “fenomeni i votimit familjar është vënë re në Dibër, në Shkodër, por edhe në Tiranë, e në Kodër Kamëz, ku grupe njerëzish kanë votuar së bashku.

Ai vlerësoi si shqetësuese edhe praninë e grupeve militante në ambientet e qendrave të votimit.
“Grupe militante të PD organizojnë thirrje dhe parrulla me synim orientimin e votës së shqiptarëve. Një rast i tillë ka ndoshur në njësinë nr. 5 në Tiranë”, tha Xhufi, sipas të cilit ka patur raste të përdorimit të celularëve për të fotografuar votën si në qëndrën e votimit 1545.

Këto raste, vijoi Xhufi, “i kemi denoncuar te drejtuesit e qëndrës së votimit, por ata nuk kanë reaguar dhe jemi detyruar që t’i drejtohemi OSBE, e cila ka çuar 2 vëzhgues të saj.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›