E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamzë, shpërthen bombola nëçerdhe fëmijësh, 3 plagosen

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Në çerdhe ishin 10 fëmijë KAMZE - Një bombol gazi shpërtheu sot në mëngjes  rreth orës 07:30 minuta në çerdhen shtetërore të fëmijëve me nr 59 në Kodër Kamzë, duke shkaktuar 3 të plagosur, ndërsa një fëmijë është lënduar lehtë. Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon për A1 Report tregon se shpërthimi ndodhi në momentin e ndërrimit të bombolës.

Në momentin e shpërthimit në çerdhe ndodheshin 10 fëmijë por zyrtarisht konfirmohet se nuk  ka të plagosur

Gazetari ynë Arsen Rusta informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 07: 30 minuta në kuzhinën e kopshtit.

DESHMIA PER A1 REPORT
Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon ekskluzivisht për A1 Report si ndodhi shpërthimi:

“Në 7:30 të mëngjesit, personeli po bënte ndërrimin e bombolës së gazit. Ka pasur rrjedhje gazi. Ambienti ka qenë i ngarkuar me gaz dhe ka ndodhur shpërthimi.  Janë plagosur roja  i çerdhes që ka qenë duke ndihmuar kuzhinieren, bashkëshortja e tij si dhe kuzhinierja. Ata po kurohen në repartin djegie-plastikë në QSUT. “

Sipas Seferit nuk ka pasur fëmijë të lënduar. por gazetari Arsen Rusta raporton se ka pasur një fëmijë i lënduar lehtë, pasi ka qenë në korridor në momentin e shpërthimit.  
Kuzhinierja është identifikuar si Diamanta Hima. Të lënduarit janë dhe Bekim Xhanari dhe Drita Xhanari, Diamanta Hima. Në kopsht kanë qenë 10 fëmijë. Roja dhe kuzhinierja po kurohen në  repartin e djegie- plastikë në QSUT.

Përgjegjësja e çerdhes dëshmoi për A1 Report se gjëja e parë është bërë nxjerrja e fëmijëve nga çerdhja.

Të plagosurit janë dërguar në spital. Një grup hetimor në vendin e ngjarjes.

Seferi thotë se zyrtarisht është detyrë e operatorëve për të bërë ndryshimin e bombolës  por :Do bëjmë verifikimet hap pas hapi. Jemi të kënaqur që nuk kemi të dëmtuar fëmijë. Përveç faktit që ka pasur panik mes fëmijëve.

Ora 08:40 - Të gjithë prindërit janë informuar për të marrë fëmijët nga kopshti.

(Foto: Bombola e shperthyer, jashtë çerdhes)

(Foto: Tek dera e çerdhes, pas momentit të shpërthimit të bombolës së gazit)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›