Shah Deniz njofton zyrtarisht për përzgjedhjen e gazsjellësit TAP
TIRANË- Konsorciumi për zhvillimin e fushës së gazit Shah Deniz njofton zyrtarisht se ka përzgjedhur projektin e gazjellesit TAP si fitues për dërgesën e gazit natyror drejt Europës.
Presidenti rajonal i Shah Deniz për Azerbajxhanin Gordon Birrel tha se projekti TAP mundi rivalin e tij Nabucco.
Theksohet se përzgjedhja e projektit TAP u bë pasi ishte projekti më ekonomik, më efektiv dhe që siguron tranzitimin e gazit me çmimin më të leverdishëm për konsumatorët.
Projekti TAP pritet të nisë në 2019.
Konsorciumi, që përfshin "Socar", britanikun "BP", norvegjezin "Statoil" dhe francezin "Total", njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi lëvrimin e gazit në Evropë nga deti Kaspik, gjë që ka ndodhur ditën e sotme.
Gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) kalon nga kufiri greko-turk në Itali përmes Greqisë dhe Shqipërisë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama takon ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështetje të plotë TAP-it Bumçi takon përfaqësuesit e Shah Deniz 2, njoftohet zyrtarisht përzgjedhja e TAP