E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombula e gazit në çerdhe, mes të plagosurve edhe një fëmijë

shperthim-tritoliTiranë- Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në një çerdhe në Kamëz, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një çerdhe shtetërore në qendër të Institutit të Kamzës.

Mësohet se fillimisht bombula ka patur rrjedhje e më pas ka shpërthyer duke lënë të plagosur tre persona, roja, kuzhinierja të cilët ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën  teksa një fëmijë ka pësuar djegie të lehta në dorë.

Katër ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes për t’i transportuar drejt qendrës spitalore. Ndërsa një grup hetimor është ngritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tej shkaqet.

Një tjetër ngjarje është shënuar në mesnatë këtë herë një shpërthim me lëndë eksplozive të dyshuar tritoli ka shpërthyer në dritaren e një banese në autostradën Tiranë-Durrës.

Hetimet kanë nisur edhe për këtë ngjarje teksa mësohet se nuk ka patur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›