Rama: Kryeministër pa mandat deputeti? Ende s'kam vendosur
Kreu socialist, Edi Rama deklaroi dje se do t'i shtrijë dorën e bashkëpunimit në qeveri edhe kryetarit të opozitës, që mund të jetë sërish zoti Berisha, por do t'i shtrijë dorën për ekspertizë edhe Arben Malajt. I ftuar në emisionin "Top Story" të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, Rama njohu për herë të parë disa nga projektet e mira të qeverisë 'Berisha'. Ai tha se, do të nisë një tur falenderimi nëpër Shqipëri.
Z.Rama, riktheheni nga Lezha dhe keni premtuar që do të nisni tashmë një tur të ri falënderimesh në të gjithë Shqipërinë?
Patjetër që do t'i falenderoj të gjithë në çdo qark. Është një detyrim që do ta bëj me përkushtimin dhe përulësinë më të madhe.
Z.Rama, në vitin 1998 ju mbërritët në Tiranë për një çështje personale dhe pas pak kohe u futët në qeveri. 15 vjet pas nisjes së projektit që përfundoi me dy gola, atë që ju bën kryeministrin dhe tjetrës, që i jep fund epokës së dominimit të politikës shqiptare nga zoti Berisha, ju si ndihen?
Të them të drejtën, nuk e përjetoj si një triumf personal dhe jam shumë i sinqertë në këtë pikë. Vota e 23 qershorit ishte një votë e barabartë me një revolucion të heshtur me votë.
Çfarë mendoni për dorëheqjen e z.Berisha?
Nuk besoj se do ma merrni për keq, nëse nuk do bëja koment. Jam i kënaqur për Shqipërinë, për njerëzit që pas kaq vitesh kamxhikim të brendshëm nga pamundësinë e zgjedhjeve të lira, e një rrotacioni normal, ata morën përsipër t'i bëjnë zgjedhjet e lira duke kapërcyer çdo kufi ku mund të vendoste manipulimi dhe morën mbrapsht rotacionin normal. Folët për zgjedhje të lira, por këtu ka një bindje që përjashto ngjarjet e Laçit dhe disa incidente, përfshirë edhe pak incidente në fushatë, kemi pasur fushatën më të lirë dhe të mirë ndonjëherë.
Nuk i njihni qeverisë aktuale ndonjë meritë?
Për mua, kur flas për zgjedhje të lira, flas për vendosjen e rezultatit nga vullneti i popullit, kurse përsa i përket lirisë së gjithë procesit, mendoj se ka ende shumë për të bërë akoma, sepse nuk mund të quhet proces i lirë ku njerëzit realisht u dhunuan psikologjikisht, për të marrë pjesë me pahir në fushatën e partisë në pushtet dhe në këtë aspekt, kur them që ka shumë për të bërë, do të fillojmë atë që kemi premtuar, duke mbledhur të gjitha dëshmitë e të gjithë atyre që pa dëshirën e tyre, duke qenë pjesë e administratës, janë detyruar të bëhen pjesë e fushatës e do të ndëshkojmë sjelljen e të gjithë drejtorëve që kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë njerëzit pjesë të diçkaje që nuk donin të ishin. Mbylljet e shkollave dhe shërbimeve të ndryshme nuk mund të mos ndëshkohen, jo për të marr ndonjë hak, por për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri edhe më vonë.
Në librin tuaj "Kurban", duke bërë analizën e ndryshimeve kushtetuese, pranoni me tone autokritikë se për disa nga ndryshimet, në vend që të vinim vetulla, nxorëm sytë. Çfarë planifikoni të bëni për të riparuar atë dëm që është bërë për rivendosjen e balancës së pushtetit?
Kjo është një çështje e hapur dhe më lejoni që t'iu përgjigjem shumë thjesht: Ne i fituam zgjedhjet me një mandat shumë të fortë, për të ndërtuar një realitet të ri dhe natyrisht që jam i vetëdijshëm se zgjedhjet i fituam duke ndërtuar një koalicion që u dha mundësi njerëzve të ndihen të mbrojtur e shkuan në votime pa ndroje, me bindjen që koalicioni ynë do të garantonte shprehjen e vullnetit të tyre, siç rezultoi. Ky koalicion, i përbërë me shumë parti, por i vendosur mbi boshtin strategjik PS-LSI, do të vijë në pushtet me një reflektim për të shkuarën në shumë aspekte dhe gjëja që më takon të them, është se të gjitha këto çështje do të konsultohen në mënyrë të ngushtë dhe intensive me partnerin tonë, e vendimmarrja do të jetë fryt i konsultimit. Pra, nëse deri dje kemi pasur një qeveri me një kryeministër që i anonçonte në TV vendimet, e të shumtën e herës vendime tërësisht arbitrare, kjo nuk do të ndodhë më. Vendimet që do të më takojnë të anonçoj, do të jenë të konsultuara dhe për këtë çështje do të konsultohemi, e vullneti i dyanshëm ekziston.
Ju keni deklaruar se akti i parë do të jetë anulimi i planit rregullues të Tiranës, a do të rikonsiderohet kjo, ashtu si ristrukturimi i administratës?
Të jeni të bindur që nuk ka paqe pa drejtësi. Me këtë dua të them që sigurisht që do të ndërtojmë një sistem ku nesër, cilido qoftë në pushtet, e ne të parët, të mos jetë në gjendje të shpërdorojë liritë dhe të drejtat e njeriut, duke shpërdoruar detyrën shtetërore për të marrë njerëzit e kthyer në kope mitingjesh elektorale. Sa i takon Bashkisë së Tiranës, jam absolutisht i bindur që eksperienca ime, e atij rrethimi të bashkisë nga gjithë ajo hordhi pushteti e abuzimi për të penguar punën, do të më ndihmojë që ky pushtet të mos përsërisë ato gabime për të mirën e qytetarëve dhe marrëdhëniet me bashkinë do të jenë të një raporti në respekt të qytetarëve dhe jo i diktuar nga marrëdhënia politike e personale me njerëzit që janë në krye të pushtetit vendor.
Vendi ka ende një kryeministër në detyrë deri në shtator dhe nga informacionet që kanë dalë në media, duket se ka një ritëm jo të zakontë pushimesh nga puna, marrjesh në punë, shpallje tenderash... Pra, në momentin kur vendi ka një qeveri në detyrë deri në shtator, a do të vazhdoni të bëni opozitën deri në përmbushjen e rotacionit? Kam ndjekur procesin që pararendi dhe pasoi zgjedhjet në Itali e pati një periudhë kur Mario Monti qeverisi, edhe pse kishte humbur mbështetjen e partive dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje atë rotacion. I gjithë procesi qeverisës ishte ajo që e quajnë administrimi rutinë, pa vendime të reja, pa shpenzime të reja, pa hapje kantieresh të reja, qoftë në aspektin e legjislacionit, qoftë të punëve e kjo është etika qeverisëse në një proces tranzicioni. Madje, unë shkoj edhe më tutje, që një tranzicion etik do të duhet të ishte një tranzicion ku të zgjedhurit e rinj kanë hapësirën për të marrë informacion dhe dorëzuar detyrën gradualisht, në një kornizë bashkëpunimi mes palëve. I marr këto të dhëna dhe do të bëjmë ç'mundemi duke kërkuar që në asnjë mënyrë të mos procedohet me çështje dhe punë që s'i takojnë më kësaj qeverie, e cila veç të tjerash, e ka çuar deficitin buxhetor vetëm gjatë këtij viti në shifra të panjohura më parë për shkak të fushatës elektorale. Ajo ka përgjegjësinë e madhe që e ka zbrazur arkën e shtetit e nuk duhet të lërë vend për dyshim që po punon për një skenar financiar kaosi, për të bërë shpenzime që nuk i takojnë të bëjë. Ndaj bëj një apel, për të gjithë ata që nën ministrat e shohin këtë dy muajsh si atë që të marrin ç'të marrin, se çdo tender dhe procedurë që do të bëhet në këto dy muaj është në monitorim dhe menjëherë do të jetë objekt hetimi.
Z.Meta në qeverisjen e kaluar ka pasur 2 nga zyrat më problematike të qeverise, ekonominë dhe shëndetësinë. Janë dy nga ministritë më të atakuara. Në kabinetin tuaj si do arrini të kufizoni se do të gjeni pika të përbashkëta për të eliminuar një lloj oreksi për poste që LSI e ka?
Ne kemi ftuar zgjedhjet si Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Boshti i saj është PSLSI, ne nuk do të vendosim peshoren e përqindjeve për të bërë ndarje postesh dhe sektorësh, do të vendosim peshoren e kapaciteteve që kemi në dispozicion dhe të asaj që ofrojnë të gjithë përfaqësuesit tanë për t'i vendosur në detyrat e duhura. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë një raport, por ama e thashë dhe e them se, gjithçka do ta bëjmë të konsultuar dhe nuk do t'i konsiderojmë sektorët si sinore dhe as ministrat si ushtarë, pa lidhje me njëri-tjetrin.
Mendoni se do të gjeni rezistencë në radhët e deputetëve tuaj që do të doni t'i emëroni si ministra dhe do të detyroheni të merrni dikë nga jashtë?
Edhe kjo është një çështje konsultimesh me secilin, por në instancë të fundit, aq më tepër me këtë votë, ne jemi të dënuar të modernizojmë Shqipërinë: ose t'u japim shqiptarëve atë ndryshim, ose jemi të dënuar të presim të përfundojmë si këta që krijuan këtë model. Një qeverisje as kështu dhe as ashtu ne na çon te ballafaqimi me zhgënjimin e shqiptarëve.
Por ka edhe një llogari personale....
Duhet të mbyllim kapitullin që ministri është një person që bën çfarë i teket dhe kërcënon me faktin se s'ke çfarë i bën dhe për më tepër duhet të hapim kapitullin që çdo ministër duhet ta meritojë me punë dhe raporti i ministrit me parlamentin duhet të jetë një raport tensioni pozitiv. Luis Ajala ishte këtu për zgjedhjet dhe ai nuk e dinte këtë vendim që kemi marrë dhe më tha që në kushtet e Shqipërisë, që është shumë i ngjashme me Kilin pas rënies së Pinoçetit, është gjëja me e mirë që keni vendosur të bëni. E ndan pushtetit legjislativ nga ekzekutivi. Kush është ministër, nuk mund të jetë më deputet.
Po ju vetë z.Rama, do të mbani, apo do ta lini mandatin e deputetit për postin e kryeministrit?
Besoj se brenda gushtit, ne do të paraqesim një dokument dhe do e bëjmë publik qëndrimin se si do të jetë projekti i qeverisë dhe deri në atë moment do ta zgjidhim atë çështje. Unë personalisht jam i gatshëm të pranoj qoftë njërin apo tjetrin opsion. Kryeministri është prezent në çdo moment. Këtu ka një diskutim pro ose kundër. Është një gjë që unë pavarësisht se kam namin si njeriu që vendimin e marr me kokën time, unë i konsultoj vendimet.
Z.Malaj njihet si ekspertët më të mirë të financave. A do ta ftoni edhe atë në këshillin ekonomik?
Dua të them pa asnjë ekuivok që në funksion të gjithë projektit, në funksion të ndërtimit të modelit të ri qeverisës, shtrirja e dorës nuk do t'i mungojë as kryetarit të opozitës aktuale dhe jo më pastaj të tjerëve.
Kryetari i PD-së mund të jetë një i ri, jo Sali Berisha...
U nisa nga fakti që kryetar i PD-së është Sali Berisha.
Është i dorëhequr...
Është kryetar i PD-së. Është i ftuar, ditën e hënë në festën e PS që ne e kemi shtyrë pas zgjedhjeve dhe nuk diskutohet që cilido që do ta pasojë, do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu siç nuk është respektuar ndonjëherë një drejtues opozite.
Çfarë gjërash të mira ka bërë Berisha?
Në dy vitet e para të qeverisjes 2005-2007 ka bërë edhe disa gjëra të mira, duke i hapur një luftë krimit, por një luftë që degradoi. Ka bërë gjëra të mira në luftën kundër korrupsionit në dogana e tatime, gjithmonë në atë periudhë. Pastaj për mua vazhdon rrënimi. Edhe rruga e Kombit është një projekt i rëndësishëm. Por sigurisht nuk ka qenë një projekt për të vjedhur aq para sa u vodhën. Sigurisht që edhe projekti i TAP-it është shumë i rëndësishëm.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)