E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i pare berthamor ofron mesime per rastet e mevonshme

Ne oret e para te agimit me 28 mars 1979 nje valve ne njerin prej dy reaktoreve te centralit ne Ishullin Tre Milje te shtetit Pensilvania nxiti nje zinxhir zhvillimesh qe cuan ne aksidentin e pare berthamor komercial ne bote.

Komisioni Rregullarator Berthamor i njohur shkurtimisht si NRC nxori se aksidenti ishte rezultat i kombinimit te defekteve teknike problemeve te hartimit dhe gabimeve nga ana e punonjesve. Nuk pati te vrare apo te plagosur nga aksidenti. Por megjithate ishte nje ngjarje pikelluese nderkohe qe Shtetet e Bashkuara mundoheshin te trajtonin dicka qe nuk kishte ndodhur me pare.

Nderkohe qe lajmi i aksidentit u perhap ne gjashte ditet qe pasuan tensioni tek publiku u perhap me furi. Ricard Thornberg i cili ishte guvernator i Pensilvanise ne ate kohe thote se fillimisht ai dha informacione te gabura apo konfuze sepse i duhej te mbeshtetej tek informacionet e kompanise energjetike qe shfrytezonte centralin. Ai i kerkoi ndihme qeverise federale dhe NRC dergoi nje inxhinier berthamor per te cilin ish-guvernatori thote se ishte heroi i Ishullit Tre Milje.

Ishte nje kohe tejet stresuese deri te premten me 30 mars 1979 kur edhe erdhi Harold Denton i cili u dergua nga presidenti Karter pas kerkeses sime. Ai ishte inxhinier karriere me NRC. Ai u be burimi yne kryesor dhe beri nje ndryshim te madh.

Per nje publik nervoz i cili ishte po ashtu i zemeruar nga burimet paraprake te informacioneve te gabuara inxhinieri Denton u tregua i qete dhe me nje ze te besueshem i cili foli me autoritet dhe besueshmeri. Zoti Denton tani ne moshen 79 vjecare thote se kishte mbeshtetje zyrtare per te folur me ciltersi ndaj publikut rreth katastrofes ne Ishullin Tre Milje.

Kam patur nje rol unik per aksidentin. Duke patur mbeshtetjen e presidentit Karter dhe guvernatorit Thornberg kjo me dha nje fare legjitimiteti per ate qe njoftoja cdo dite. U mundova ti thoja gjerat ashtu sikurse ishin. Dikush mund te kishte opinion ndryshe por ky ishte synimi per tre jave qe isha atje. Une vajta ne kohen e duhur pasi kompania qe shfrytezonte centralin kishte humbur pjese te besimit duke mos pranuar seriozitetin e aksidentit qe nga fillimi.

Aksidenti ne centralin berthamor ne shtetin Pensilvania nuk ishte rezultat i ndonje termeti apo cunami sikurse ndodhi ne Japoni. Zoti Denton tha se reaktoret ne Fukushima kane pesuar demtime shume me te medha cfare ka rezultuar ne rrezatim me te madh se sa ne aksidentin amerikan. Inxhinieri Denton thekson ndryshimet themelore mes dy katastrofave. Energjia elektrike nuk u shkeput asnjehere ne rastin e centralit amerikan sikurse ka ndodhur ne Japoni.

Centrali amerikan pati energji elektrike dhe infrastruktura ishte e tille qe lejoi futjen e menjehershme te punonjesve dhe pajisjeve te duhura. Ne Japoni kjo ishte e pamundur dhe kishte shume ndryshime.

Megjithate thote ish-guvernatori Thornberg sfidat teknike per te futur nen kontroll centralin amerikan apo te Fukushimes ne Japoni dhe parandalimi i radiacionit jane virtualisht te njejta. Po ashtu te njejta jane edhe sfidat per te dhene informacione te besueshme dhe ruajtur kredibilitetin perballe publikut te shqetesuar. Ai thote se zyrtaret japoneze po e mesojne kete permes nje rruge te veshtire. 

Rishqyrto sukseset dhe mund te behesh vendimmarresi me i mire ne bote. Por nese i merr vendimet bazuar ne faktet qe jane gabim keto vendime jane te pavlera. Si rezultat i premisave themelore te cdo vendimi qe do te marresh dhe trajtimit te situates kjo do te thote se i kupton faktet. Ne te kunderten punet nuk jane mire dhe kjo u ndodhi atyre disa here.

Sikurse thekson inxhinieri Harold Denton aksidenti ne Ishullin Tre Milje coi ne humbjen e besimit tek publiku per industrine e energjise berthamore jo vetem ne Shtetet e Bashkuara por edhe ne vende te tjera.

Aksidenti berthamor amerikan coi ne humbjen e besimit per industrine dhe masat e sigurise. Ne 30 vjet nuk ka patur ndertim te ndonje centrali berthamor. Nuk ishte vetem frika e centraleve berthamore por edhe shkaqet ekonomike. Centralet berthamore u bene me te kushtueshme po ta krahasosh me perdorimin e gazit natyral si burim energjie.

Zoti Denton dhe analiste te tjere e cilesojne katastofen ne Fukushima po aq te rende sa ajo ne Ishullin Tre Milje por jo aq te rende sa aksidenti berthamor i ernobilit ne Ukranine ne vitin 1986. Por ata thone se demi persa i perket besimit tek publiku ndaj energjise berthamore mund te jete i krahasueshem me te dy aksidentet e meparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›