Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordinim me policinë ushtarake

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur mbi megaoperacionin e policisë që zbuloi parcelën me kanabis në zonën e pyllëzuar të repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë. Ai tha se rezultati vjen nga një punë e koordinuar mes policisë së shtetit dhe policisë ushtarake, duke paralajmëruar vijimësi të operacionit.
Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit. Sipas burimeve të policisë, 125 bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm. Policia arrestoi në flagrancë 3 punonjës të repartit ushtarak nën akuzën shpërdorim detyre, ndërsa po hetohen në gjendje të lire 4 ushtarakë, mes tyre Komandant i Repartit dhe zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/RTSH/