Kanabisi,ndalohet zonja e shtëpisë,në kërkim djali
SHKODËR- Një grua është ndaluar nga policia dhe djali i saj ëhstë shpallur në kërkim gjatë një operacioni antikanabis zhvilluar sot në komunën Shllak të Shkodrës. Sipas policisë, në një banesë në fshatin Ukbibaj janë asgjësuar plot 1458 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, jndërsa gjatë kontrollin në banesë është gjetur një kallashnikov.
Policia bën me dije se është ndaluar gruaja me inicialet Z.M., dhe u shpall në kërkim djali i saj 23 vjecar A.M.
Kontrolli në këtë banesë u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë tij u verifikua edhe prania e bimëve kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në fjalë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e një arme zjarri automatik e tipit kallashnikov, e modelit 56 dhe një karikator me 30 fishekë- thonë burime të policisë.
Ndërkaq materialet në ngarkim të tyre për Kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim dhe Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.