SHBA Qeveria te garantoje zgjedhje transparente

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kerkojne qeverise qe te garantoje zgjedhje te ndershme ne perputhje me standardet e kerkuara. Duke folur nga qyteti i Elbasanit ambasadori amerikan Arvizu shfrytezoi rastin per tiu drejtuar serish partive politike qe te ruajne qetesine per zgjedhjet e 8 majit.
Qeveria duhet te beje cdo gje te mundur qe zgjedhjet te jene transparente dhe fusha e lojes te jete e barabarte per te gjithe. Dhe sigurisht KQZ duhet te beje punen e vet ashtu si PD PS dhe partite e vogla duhet te zbatojne rregullat dhe te mendojne per votuesit jo vetem per te fituar. Partite duhet te dine edhe si te humbasin. Edhe humbja dergon nje mesazh te mire per njerezit- tha dje Arvizu.
Ne vemendjen e ambasadorit amerikan ndodhej edhe situata e tensionuar parazgjedhore. Personalisht dua te them se jam shqetesuar per incidentet qe ndodhin per shkak te zgjedhjeve. Ne e kuptojme qe politika do te fitoje dhe kjo eshte esenca e politikes. Pika me esenciale per Shqiperine eshte jo vetem kush do te fitoje por si do te fitoje se sa i qete do te jete ky proces.
Deshira ime eshte qe te gjithe ata qe kandidojne eshte te mos mendonin me shume per fitoren sesa per njerezit nga do zgjidhen. Kam degjuar njerez qe thone se keto zgjedhje jane politike e disa te tjeret thone se jane administrative. Personalisht nuk e kuptoj se cili eshte ndryshimi midis te dyjave. Ajo qe eshte me e rendesishme qe keto zgjedhje nuk duhet tu shkaktojne njerezve ankth keqardhje dhe deshperim. Supozohet qe zgjedhjet ti japin njerezve shprese per te ardhmen- tha Uidhers dje ne qytetin e Elbasanit.