Kandidati Basha Shqetesimet e qytetareve jane prioritet i punes sime
Punësimi është prioriteti kryesor i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Gjatë prezantimit që i bëri dje kandidatit për kryetar të njësisë bashkiake nr.1, në zonën e Ali Demit, Basha ka rishprehur angazhimin e tij për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbrojtjen e konsumatorit nga çmimet abuzive.
Kandidati për kryebashkiak theksoi se e vetmja e betejë e tij në krye të Bashkisë së Tiranës do të jenë problemet e qytetarëve.
“Prioritet mbi prioritetet, detyrim mbi detyrimet, fjalë e dhënë, premtim që do ta zbatoj është punësimi, punësimi dhe vetëm punësimi.
Ç’kryebashkiak mund t’i them unë vetes, nëse problemet kryesore që keni gjithsecili prej jush, që prekin gjithsecilin prej nesh, punësimi dhe çmimet në këtë qytet, i flak tutje dhe nuk e konsideroj problemin tim”, u shpreh Basha.
Kandidati për kryebashkiak tha se politika e shpifjes dhe përbaltjes nuk krijon vende pune dhe nuk rrit cilësinë e jetës në Tiranë.
Basha i siguroi banorët e Ali Demit se shqetësimet e tyre janë prioritet i punës së tij.
Gjithashtu, asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të Tiranës, krijimi i hapësirave të gjelbra, ndërtimi i shkollave të reja dhe parqeve për fëmijët dhe të moshuarit, janë angazhimet e Lulzim Bashës para banorëve të Ali Demit.
“Ndërtimi i infrastrukturës, i kanalizimeve, i rrugëve, çështja e pronës, rivlerësimi i saj dhe zhvillimi i saj dinamik janë prioriteti im.
Çdo premtim që japim sot, bazohet në një projekt serioz, konkret që do ta zbatojmë, duke filluar nga data 9 Maj”, tha Basha para banorëve.
Duke folur para qytetarëve të Ali Demit, kandidati për kryetar të njësisë bashkiake nr.1, Agron Seseri shprehu bindjen se ashtu siç ka ndryshuar Shqipëria në këto 6 vite do të ndryshojë dhe Tirana pas 8 Majit.
Seseri tha se “Ali Demi” ka nevojë për vëmendjen e Bashkisë së Tiranës.
“Ne që ndryshuam faqen e Shqipërisë sigurisht do të mund të ndryshojmë edhe faqen e Tiranës dhe minibashkisë tonë të dashur”, tha Seseri.