E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset simpatizanti i PS-se

Simpatizante te Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim jane konfrontuar ndermjet tyre ne afersi te Qendres Kristal ne Tirane. Incidenti ka ndodhur prane qendres Kristal ne kryeqytet ku kreu socialist Edi Rama do te prezantonte kandidatin e PS per kete njesi.

Ndersa mbeshtetesit socialiste me ne krye Ramen kane parakaluar para njesise elektorale te LSI ka ndodhur nje perleshje nga disa persona te cilet kane ardhur pasi grupi i PS ka kaluar para njesise se LSI. Nga perplasja ka mbetur i plagosur nje militant i PS i cili u dergua ne spital. Ai eshte jashte rrezikut per jeten.

Eglantina Gjermeni deputete e Partise Socialiste ne vendngjarje tha se besojme se ata qe kane sulmuar jane vertet ata qe perfaqesojne aleancen e PD dhe LSI dhe jane ata qe paguhen me para te pushtetit. Ne vendgjarje kane ardhur forca te shumta policie te cilat kane bere te mundur arrestimin e disa personave.

Simpatizanti PS A. Doci 18 Vjec i cili eshte plagosur ne shpatull pasi eshte goditur me thike nga simpatizante te LSI gjate nje takimi te Kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama ne njesine nr 5 ne rrugen Komuna e Parisit per zgjedhjet lokale te 8 Majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›