Kanada atentat kunder kryeministres se re
Eshtë përgjakur dita e fitores së të pavarurëve të Kuebekut, në Kanada, pas zgjedhjeve politike. Një person i armatosur ka hyrë në sallën ku liderja e partisë, Paulin Marois, po mbante fjalimin e saj të fitores. Më parë agresori ka ndezur një zjarr, dhe më pas ka fillojë të qëllojë mbi turmën duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur rëndë një tjetër. Truprojat e Marois kanë ndërhyrë menjëherë duke larguar nga skena kryeministren. Agresori një burrë rreth të 50 ka qëlluar pikërisht kur marois po thoshte ndër të tjera se fati i Kuebekut ishte që ai të bëhej një vend i pavarur. Personi ëshët arrestuar menjëherë. Në zgjedhjet politike të parakohshme të pavarurit e Kuebekut kanë mundur liberalët që kanë qenë në pushtet që nga viti 2003. Ata kanë premtuar lufët të ashpër kundër korrupsionit dhe një Kuebek që synon pavarësinë.