Topalli takon Kuntis Te vendosur per heqjen e imunitetit
Nikolas Kuntis, raporteri për Shqipërinë i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian mbërriti në Shqipëri për t’u takuar me krerët më të lartë të shtetit, institucioneve si dhe të partive politike, në kuadër të përgatitjes së rezolutës për integrimin e Shqipërisë. Çështja e imunitetit, ishte një ndër temat në takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. kryeparlamentarja tha se mazhoranca është e vendosur për të përdorur të gjitha mjetet që ofron ligji dhe Kushtetuta për të realizuar këtë nismë të rëndësishme, kërkesë kyçe në paketën e kërkesave të KE. “Mosmiratimi i kësaj nisme nga opozita, sigurisht që do të ketë kosto politike për të. Shqiptarët duan një Shqipëri pa imunitete dhe pa privilegje për pushtetarët” –është shprehur Topalli. Eurodeputeti Chountis theksoi se “kufizimi i imunitetit nuk duhet të trajtohet si një çështje politike, nga e cila përfiton njëra apo tjetra palë, kjo është një çështje që prek dhe interesat e qytetarëve të parëve ndaj duhet të ketë më shumë bashkëpunim dhe konsensus. “Shqiptarët duan të marrin statusin e vendit kandidat dhe ne kemi bërë dhe vijojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta merituar atë. Kandidat në BE, do të ishte një moment i veçantë këtë vit, ku Shqipëria dhe shqiptarët festojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë” u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli. Në takimin me kryetaren e Kuvendit, por edhe në atë me ministren e Integrimti Majlinda Bregu, Kuntis rikonfirmoi mbështetjen e Parlamentit Europian për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar përparimin që është shënuar kohët e fundit në finalizimin e shumë detyrave që Brukseli ka vënë ndaj vendit tonë. “Askush nga vendet e BE nuk mund të mohojë progresin që Shqipëria ka shënuar. Është në përgjegjësinë e të gjithë palëve politike që të vijojnë ritmin e reformave që brenda këtij viti vendi të përfitojë statusin kandidat-theksoi raporteri i Parlamentit Europian.