Rikonstruktimi i spitaleve ne vend

Spitalet në vend do ti nënshtrohen ristrukturimit. Ato që nuk i shërbejnë siç duhet qytetarëve do të kthehen në qendra shëndetësore ditore që do të ofrojnë katër shërbime kryesore me më shumë infermierë dhe më pak mjekë. Sipas drejtorit të politikave shëndetësore, Pëllumb Pipero vlerësimi i spitaleve do të bëhet në bazë të një studimi të hartuar nga Banka Botërore.
Mënyra se si spitalet do të funksionojnë do të vendosë dhe për buxhetin që ato do të përfitojnë, i cili duke filluar nga viti 2013 nuk do të lëvrohet më si buxhet historik.
Një nismë e tillë vjen për faktin se një pjese e spitaleve në qytete janë joeficente me një numër të vogël pacientesh që nuk justifikojnë as ekzistencën e tyre. Madje sipas një studimi te Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kostoja ditore ne këto spitale tejkalon dy apo edhe trefishin e kostos në spitalet rajonale.