E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, mijëra persona evakuohen nga zjarret në vend

Era dhe thatësira po nxisin përhapjen e flakëve të fuqishme, që nisën mbrëmjen e së shtunës në kodrat pranë liqenit Okanagan në perëndim të qytetit Kelowna, në British Kolumbia, ku vendosja e banesave është e shpërndarë në të gjithë rrethinat pyjore gjatë viteve të fundit.

"Erërat po kontribojnë në përhapjen e zjarreve", deklaroi Elise Riedlinger, zëdhënëse e Shërbimit Pyjor të British Kolumbia, e cila nuk përcaktoi asnjë afat kohor për vënien në kontroll të zjarreve.

Deri tani nuk ka njoftime për të vdekur apo të plagosur, por të paktën tre shtëpi janë shkatërruar deri tani.

Rreth 17 mijë personave u ishte kërkuar të largoheshin ose të qëndronin në gjendje gatishmërie për t'u evakuuar menjëherë nëse u kërkohej nga zyrtarët e emergjencave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›