E Diel, 1 Nëntor 2026

Terroristi deklarohet fajtor dhe shpërthen në lotë

Mohammed Ajmal Kasab, shtetas pakistanez, e pranoi rolin që ka luajtur në sulmet e nëntorit të vitit të shkuar në qytetin indian.

Gjatë këtyre sulmeve në disa pika të qytetit humbën jetën 166 persona.
Ai po ashtu i dha gjykatës hollësi të udhëtimit nga Pakistani dhe të sulmeve në stacionin hekurudhor të Bombeit.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu z. Kasab të ndryshonte tani deklarimin para gjykatës.

Më herët ai kishte këmbëngulur vazhdimisht se nuk ishte fajtor për 86 kuzat që ngrihen mbi të- mes të tjearve për vrasje dhe për luftë ndaj indisë.

Z. Kasab mund të dënohet me vdekje nëse rrëfimi i tij pranohet dhe gjykatësit vendosin t'i japin dënimin maksimal.

Shpërthim në të qara

Mohammad Ajmal Amir Qasab, 21 vjeçar, u arrestua në ditën e parë të sulmeve dhe që atëherë mbahet nën arrestin e autoriteteve indiane.

Në paraqitjen e parë para gjykatës ai dukej i qetë dhe i relaksuar.

Por së fundmi ai shpërtheu në të qara kur një dëshmitare tregoi zhvillimet e dhunshme që ndodhën gjatë tri ditëve nga fundi i nëntorit.
Sulmet çuan në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Indisë dhe Pakistanit.
India ka akuzuar për sulmet luftëtarët e grupit të nxjerrë jashtë ligjit në Pakistan, Lashkar-e-Taiba.

Menjëherë pas sulmeve, Pakistani nuk pranoi asnjë lloj përgjegjësie për sulmet, por më vonëe pranoi se sulmet ishin planifikuar në territorin e tij.

Start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›