Kanada, rrezikohet nga sulmet terroriste samiti i G20-ës
Një atentat për akte terroriste ka alarmuar policinë kanadeze e cila ndodhet në gjëndje gatishmërie të plotë për organizimin e Samitit të G-20-ës i cili do të hapë siparin e tij ditën e enjte. Policia kanadeze ka njoftuar se një 37-vjeçar u arrestua nga autoritetet kanadeze nën akuzën e planifikimit dhe përgatitjes së atentateve me rastin e mbajtjes së samitit të G20.
Policia njofton se 37 vjeçari planifikonte vendosjen e një sasie eksplozivi në qytetin e Ontarios në datat 25-27 qershor, ditë këto kur do të mbahet edhe samiti i G20.
Menjëhera pas ndalimit të atentatorit të dyshuar, autoritetet kanadeze "blinduan" të gjitha rrugët kryesorë të qytetit të Ontarios. Gjithashtu policia e Ontarios njoftoj se gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve të samitit do të angazhohen plot 20 mije policë për sigurinë dhe ruajtjen e qetësisë.