E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Mourinho: Erdha për trofe

Jose Mourinho është prezantuar sot zyrtarisht si trajner i ri i Chelseat. Trajneri portugez e dha deklaratën e tij të parë si trajner i Chelseat. Mourinho tha se ka ardhur për të fituar trofe duke qenë ambicioz se do të përsërit suksesin e mëparshëm në këtë skuadër.

"Koha fluturon por unë mbetem i njëjti.. Në jetën time profesionale më kanë ndodhur shumë gjëra, por unë gjithmon mbetem i njëjti. Nëse e përshkruaj veten, atëherë them se jam një njeri i lumtur. Unë jam rikthyer në një skuadër ku më duan njerëzit. Unë mendoj se mund ti përsëris sukseset që i kam arritur më parë këtu. Unë kam një mentalitet fitues. Në secilën ku kam shkuar, kam sjellur së paku një trofe" deklaroi Mourinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›