E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, zbulohet një komplot i Al-Qaedas

KANADA - Autoritetet në Kanada bënë të ditur se kanë zbuluar një komplot të Al-Qaedas. Policia në “British Columbia” njoftoi se janë arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy kanadezë.

Sipas policisë, dy të arrestuarit po planifikonin të aktivizonin tri shpërthime ditën e hënë, kur shënohet Dita e Kanadasë, jashtë parlamentit në Viktoria, British Columbia, në bregdetin e Paqësorit kanadez.

Autoritetet thanë se nuk ka dëshmi për të sugjeruar se sulmet e planifikuara kanë ndonjë lidhje me vendet e tjera. Policia nuk ka dhënë detaje për ndonjë lidhje eventuale ndërmjet dy kanadezëve dhe rrjetit Al Qaeda.

Autoritetet thanë se nuk kanë të dhëna për ndonjë lidhje eventuale të tyre me sulmet me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara, më 15 Prill.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›