Greqi, vriten xhaxha e nip, vijon operacioni i kërkimit

Policia konfirmon emrat e shqiptarëve të vrarë gjatë operacionit të djeshëm për kapjen e 5 të arratisurve nga burgu i Trikalas.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore, policia bën të ditur se viktimat janë Edison Lika 27 vjeç dhe xhaxhai i tij Flamur Lika, i cili gjithashtu është i arratisur nga burgu i Larisës që më në 25 mars 2006, pasi kishte marrë leje dhe nuk u kthye më aty.
Xhaxhai i Likës, Flamuri ka ndihmuar në arratisjen e 8 shqiptarëve në mars nga burgu i Trikalas dhe kishte marrë pjesë me ta në grabitje dhe plaçkitje në zonën e Korinthit.
Dje mediat njoftuan se një nga të vrarët ishte Admir Murataj, por informacioni u saktësua sot nga policia.
(Në foto viktima, EDISON LIKA)
Ndërkaq ndjekja për 4 të arratisur të tjerë nga burgu i Trikalas vazhdon, ku janë angazhuar mbi 300 forca policore ndër të cilët edhe ato speciale dhe roja bregdetare.
Nga të dhënat e para të pakonfirmuara nga policia, mësohet se 2 viktimave iu gjet një shumë prej gati 500 000 euro dhe kjo mendohet se ka lidhje me faktin që ky grup në muajin maj grabiti 1 mln euro në një bankë në Larisa.
Operacioni për kapjen e shqiptarëve të arratisur filloi dje kur ata u identifikuan nga kamerat termike të policisë. Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes policia ndeshi me personat e armatosur, të cilët nuk u dorëzuan por hapën zjarr mbi policinë, shkëmbim zjarri që përfundoi me 2 viktima.
Kujtojmë se më 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. Të tjerët që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.
Gjatë një përleshjeje të tillë me armë më 30 mars, u vra 25 vjeçarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes në Istmia, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë policin 37 vjeçar Jorgo Andritsopulu në Distomo dhe çarmatosën patrullën e tij të policisë.
Lidhje te tjera FOTO - Të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikalas dhe viktimat