E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja largohet nga marreveshja e Kiotos per klimen

Qeveria konservatore e Kanadase pati deklaruar ne javet dhe muajt e fundit se Kioto eshte nje dicka qe i perket se kaluares. Megjithate ministri i Ambjentit Peter Kent nuk dha ne takimin e nivelit te larte per klimen ne Durban asnje indikacion per largimin e mundshem nga marreveshja e Kiotos Ne jemi krenare qe japim kontributin tone.

Keshtu shprehet ministri i cili udhetimin e tij ne Durban donte ta kuptonte si simbol te deshires se mire. Por vetem pak ore pas kthimit te tij ne Kanada ai shpalli largimin e vendit te tij nga Protokolli i Kiotos i vitit 1997.

Kanadaja shfrytezon te drejten e saj legale per ta braktisur Protokollin e Kiotos.

Kete e deklaroi ministri i cili e karakterizoi marreveshjen shprehimisht si nje pengese ne rrugen perpara. Bildunterschrift Kanada largohet nga marreveshja e Kiotos per klimen

Kanadaja eshte ne kete menyre vendi i pare i cili braktis marreveshjen - si nje vend qe nuk zbatoi ne mase te konsiderueshme premtimet vetjake. Kanadaja kishte premtuar qe deri ne vitin 2012 ta ulte me rreth gjashte perqind emetimin e gazrave CO2 krahasuar me vitin 1990. Por qe vitin e kaluar vlera ishte rreth 35 perqind me e larte se ajo e vitit 1990. Per kete Kanadane e kercenonin ne vitin e ardhshem gjoba te shumes rreth 14 miliarde dollare te SHBA te cilat ministri Kent megjithate nuk i permendi ne argumentimin e vendimit te tij. Ne vend te kesaj ai terhoqi vemendjen ne faktin se SHBA dhe Kina - vendet me emetimin me te madh te gazrave te efektit sere- nuk qene bere qe prej fillimit pjese e Protokollit dhe kjo beri qe Protokolli te mos kete sukses.

Nga ana tjeter per te plotesuar kerkesat ne llogari te fundit Kanadase do ti ishte dashur te shuante jo vetem dritat por edhe ngrohjet.

Ne nje rast te tille jo vetem qe do te qe bere i nevojshem ndalimi i gjithe industrise agrare por do te kish qene e nevojshme qe te mbylleshin edhe ngrohjet ne banesa zyra spitale fabrika dhe godina publike. Bildunterschrift Nenshkrimi i protokollit te Kiotos 1997

Opozita socialdemokrate ne Dhomen e Ulet ne Ottawa e akuzoi pas kesaj Kentin per perhapje te perrallave apokaliptike te tmerrit ndersa te Gjelbrit shkuan edhe nje hap me tej. Kryetarja e Partise Elisabeth May e kritikoi Kentin ai e kishte cuar me qellim ne rruge te gabuar OKB-ne. I pyetur per planet dhe synimet e tij ai u pati deklaruar Kombeve te Bashkuara se nuk do te terhiqet nga Marreveshja.

Autor  Thomas Schmidt/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›