E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, nuk i bën presion Serbisë për anëtarësim

NATO tha se nuk do t`i bëjë presion Serbisë që t`i bashkohet aleancës, por dëshiron që t`i forcojë lidhjet me shtetin, të cilin e bombardoi në vitin 1999.

Komandanti suprem i aleancës, gjenerali Stefan Abriel, tha se “Serbia është faktor kyç në stabilitetin e rajonit” dhe se NATO “është e gatshme për bashkëpunim, dhe do të jetë intensive sa të dëshirojë Serbia”.

Abriel ka folur në konferencën vjetore të NATO-s të mbajtur në Beograd. Qindra serbë kanë djegur flamurin e NATO-s dhe kanë vendosur pankarta kundër NATO-s gjatë protestave që kundërshtonin takimin e aleancës.

Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac tha se “jemi të vetëdijshëm për emocionet e së kaluarës, por jemi plotësisht të përkushtuar për të ardhmen”.

NATO ka bërë publike fushatën bombarduese 72 ditëshe kundër Serbisë, kjo për të ndaluar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›