E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalet si kazanë mbeturinash, në vend të tubacioneve ka mbetje (FOTO)

kanala-plehraElbasan- Nuk është thënë që kanalet që hapen në mes të rrugës  të shërbejnë vetëm për të shtruar tubat e ujrave të zeza, por ato mund t렠shndërrohen edhe në depozitues mbeturinash.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me punimet që po kryhen në rrugën ‘Thoma Kalefi’ në qytetin e Elbasanit. Firma e kontraktuar nga bashkia ka nisur punimet për rikonstruskionin e plotë të aksit. Ajo ka nisur fillimisht me kanalizimet e ujërave të zeza duke shtruar tuba dhe pikërisht në vendin ku do të shtohen tubat e betonit kanali është mbushur edhe me qese e mbetje të ndryshme urbane.

Pranë kësaj rruge gjenden një numër i madh biznesesh, por edhe shtëpi banimi, që mesa duket hapjen e kanalit e kanë shfrytëzuar edhe për mbetjet urbane.

Rikonstruskioni i rrugës së re është një investim i Bashkisë Elbasan dhe kap vlerën e mbi 400 milion lekë të reja dhe pritet që punimet për rikonstruksionin e saj të përfundojnë brenda 4 muajve.

plehratNdotja në kanal

Ndërsa dy ditë më parë Gazeta IDEA publikoi lajmin e daljes së një muri të madh nga gërmimet e rrugës, ku sipas studiuesve mendohet të jetë muri i një kështjelle.

Jualian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›