Kanavaro sulmon shtypin: Më nxorri me doping
Kapiteni italian, i përfolur së fundi për rastin e përdorimit të një kortizoni për shërimin e një pickimi nga bleta, ka shfryrë kundër gazetave, që sipas tij, për të dytën herë e kanë akuzuar për doping.
Prokuroria antidoping tashmë ka mbyllur çështjen kundër tij dhe Fabio Kanavaro tashmë hidhet në kundërsulm. “Janë tallur me mua. Nëse dikë e pickon bleta, menjëherë e sheh veten në faqet e para të gazetave sikur ka përdorur doping”, tha Kanavaro.
Mbrojtësi axurr ka shkuar më tej duke thënë se gjëja që e bezdisi më shumë në këtë histori është se për të dytën herë, me shumë lehtësi, emri i tij u përmend nga media si i akuzuar për përdorim të substancave të ndaluara. “Disa gazeta u treguan me të vërtetë të ashpra”, shtoi ai.
Kanavaro theksoi se e ka ndërgjegjen e qetë: “Kur e pashë emrin në gazeta, m’u duk sikur isha në ëndërr. Si gazetat, ashtu edhe televizionet e tepëruan”.